Site icon Telegrafi

Pse është gjithmonë ftohtë në aeroplan?

Empty airplane cabin interior

Kushdo që ka udhëtuar me aeroplan e di se në fluturake bën pak ftohtë, por pse?

Sipas stjuardesës Vanessa Settimi ka një shpjegim për këtë, megjithatë thotë se ajo dhe stjuardesat e tjera nuk e kontrollojnë termostatin, shkruan Reader’s Digest.

“Temperatura në kabinë kontrollohet nga pilotët”, thotë ajo.

Foto: Kabina / Getty Images

“Kështu që edhe pse udhëtarët kërkojnë shpesh që të ngrihet temperatura gjatë fluturimeve, ajo mbahet në të ftohtë”, shpjegon ekspertja.

Arsyeja pse temperatura është më e ftohtë në aeroplan është pasi kjo temperaturë ndihmon pasagjerët që janë të prirur për t’u rënë të fikët ose mund të kenë të përziera gjatë turbulencave.

Stjuardesa Settimi rekomandon të merrni me vete pulovrin ose batanijen tuaj kur të fluturoni për të qenë sa më komod gjatë fluturimit. /Telegrafi/

Exit mobile version