Telegrafi

Pse dy prej shkronjave të tastierës kanë shenja të veçanta?

Por, ndryshe nga sa mund të mendohet, këto dy shenja nuk kanë të bëjnë aspak me të verbrit.

Dy vijat e ngritura në tastet e F-së dhe J-së janë bërë me qëllim që përdoruesi të orientohet në përdorimin e saktë të tyre pa e parë fare tastierën.

Arsyeja se pse këto dy taste kanë nga një “kodër” të vogël në sipërfaqen e tyre është se në këtë mënyrë krijuesit kanë menduar ta bëjnë përdoruesin t’i vendosë duart në pozicionin optimal gjatë shkrimit.

Me vendosjen e gishtave tregues në dy tastet me shenja, dora e majtë mbulon përdorimin e shkronjave A,S,D dhe F, ndërsa e djathta mbulon shkronjat J,K, L. Dy gishtat e mëdhenj pozicionohen mbi butonin e hapësirës.

Ideja për të vënë dy shenja mbi F-në dhe J-në ka qenë fillimisht e June E. Botich, me qëllim që të rritë shpejtësinë e përdorimit të tastierës nga përdoruesit. Shpikësi amerikan nga Florida e ka marrë patentën për këtë modifikim në prill të vitit 2002.