Frigoriferi, ashtu si shumë pajisje të tjera shtëpiake, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ushqimeve dhe organizimin e hapësirës në kuzhinë.
Megjithatë, ndonjëherë mund të përballemi me një problem të zakonshëm, por të bezdisshëm: aromat e pakëndshme.
Një eksperte tani ka ndarë një truk, të cilin mund të mos e dini, që do t’ju ndihmojë të largoni çdo aromë të padëshiruar në frigoriferin tuaj.
Për të luftuar aromat e padëshiruara, influencerja e njohur si Georgia ndau një truk të thjeshtë që përdor vetëm një përbërës natyral.
Ajo pohon se soda e bukës është zgjidhja juaj më e mirë.
Thjesht shtoni një sasi të madhe sode buke në një tas dhe vendoseni në frigorifer.
Soda e bukës është konsiderohet si një nga mjetet më të mira natyrore për pastrimin e sendeve të ndryshme në shtëpinë tuaj, por gjithashtu funksionon si deodorant i fuqishëm.
Si një substancë alkaline, soda e bukës ndihmon në eliminimin e çdo ere të keqe ose të padëshiruara duke neutralizuar aromat acidike.
Kjo bëhet përmes një reaksioni kimik, duke ndryshuar nivelin e pH të erës dhe duke lëshuar komponime më me pak aromë.
Me fjalë të tjera, soda e bukës funksionon njësoj si shumë freskues të ajrit. /Telegrafi/