Telegrafi

Pse duhet të jeni romantikë?

Arsyet pse duhet të jeni romantike janë:

1. Do të ndjeni edhe një herë shkëndijën e pasionit. Kur jeni romantikë në dashurinë tuaj jeta krijon edhe një herë dridhmat e dashurisë si tek ju edhe në zemrën e partnerit.

2. Partneri juaj do të jetë më i lumtur. Gjestet tuaj romantike i krijojnë një gjendje shpirtërore shumë të mirë partnerit juaj. Kjo është ndoshta arsyeja më e rëndësishme që njerëzit veprojnë në mënyrë romantike, për ta bërë partnerin e tyre më të lumtur.

3. Ju do të ndiheni më të lumtur. Kur jeni romantik, ju merrni vëmendje nga shumë njerëzit dhe natyrisht do të jeni të lumtur.

4. Do të bëni seks më shpesh. Është një teori e provuar se njerëzit që janë të lumtur dhe romantikë bëjnë më shumë seks se sa çiftet që nuk i kanë këto cilësi.

5. Do ta shijoni edhe më shumë seksin. Kur jeni të lumtur do të bëni dashuri me më shumë vëmendje, përqendrim dhe eksitim.

6. Do të mbani dashurinë gjallë. Njerëzit romantikë kanë marrëdhënie më të forta dhe tërheqje reciproke e cila ndihmon lidhjen e tyre që të jetë e gjatë dhe e qëndrueshme.

7. Do të rrisni mundësitë e një martese më të gjatë se sa në një tjetër e cila nuk ka aspak ndjenjën e romantizmit.

8. Do t’i shtoni thellësinë dhe kuptimin marrëdhënies suaj.

9. Do të ndiheni vërtet i vlerësuar dhe të mirëkuptuar nga një qenie tjetër njerëzore.

10. Do të jeni partnerë më të mirë. Çiftet romantike e bëjnë familjen e tyre të gëzuar dhe të qetë, fakt i cili sjell gëzim në jetë e tyre. Kur përjetoni gëzimin në zemër dhe qetësinë në mendje atëherë të jeni të sigurt që do të jeni prindër shembullorë dhe një çift për t’u pasur zili.

11. Fëmijët tuaj do ta kuptojnë dashurinë më mirë se sa pjesa më e madhe e fëmijëve dhe do të jenë më të qetë.

12. Do të arrini të vlerësoni me të vërtetë cilësitë më të mira tuaja dhe të partnerit.

Marrë nga “Newsweek”