Telegrafi

“Pse duhej t’ia bëje ashtu?” – faqja 433 publikon lëvizjen spektakolare të Rashicës në ndeshjen ndaj Freiburgut

(Foto: Twitter/SV Werder Bremen)

Ndeshja e të shtunës në Bundesliga ndërmjet Werder Bremen dhe Freiburg u mbyll pa gola, ashtu që skuadrat i ndanë pikët.

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, luajti nga minuta e parë në atë takim duke marrë një vlerësim mesatar për paraqitjen e tij.

Sidoqoftë, nuk kanë munguar lëvizjet spektakolare të 24-vjeçarit gjatë asaj sfide.

Një moment që ka spikatur dhe ka tërhequr vëmendjen e faqeve sportive ka qenë çasti kur Rashica me një lëvizje mashtruese me thembër ia futi topin nën këmbë Nicolas Hofler dhe e nxori ekipin e tij përpara.

Faqja e popullarizuar 433 e ka publikuar këtë moment me përshkrimin: “Pse duhej t’ia bëje ashtu?”.

Nga 20 ndeshje të zhvilluara, Werderi ka regjistruar pesë fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje, ndërsa mban vendin e 11 në tabelë me 23 pikë. /Telegrafi/