Site icon Telegrafi

Pse dhe si shoferët e Formula 1 zgjedhin numra të veçantë në makinat e tyre

Fernando Alonso me rikthimin e tij në Formula 1 ai ka zgjedhur Nr.14 për makinën e tij.

Para fillimit të sezonit, çdo shoferi i lejohet të zgjedhë një numër midis 2 dhe 99. Vetëm kampioni aktual mund të zgjedhë numrin 1.

I vetmi numër tjetër brenda këtij kufiri që nuk lejohet është nr. 17, të cilin Shoqata Ndërkombëtare e Automjeteve (FIA) e pensionoi pas vdekjes së Jules Bianchi.

Sa i përket Alonso, ai do të ketë numrin 14 për vitin 2021 sepse është numri që ai kishte në makinë e tij kur u bë kampion bote i kartingut në vitin 1996. Plus kësaj, ai fitoi titullin më 14 korrik.

Carlos Sainz do të zbukurojë makinën e tij Ferrari me Nr.55. Kur hyri për herë të parë në F1, Spanjolli nuk u lejua të përdorte numrin e tij të preferuar, 19, sepse Felipe Massa e kishte atë.

Lewis Hamilton nuk do të ketë Nr.1 ​​në Mercedesin e tij këtë vit, duke qëndruar prapë në Nr.44 që i ka rrënjët në karting, kur ishte tetë vjeçar.

Sebastian Vettel kishte Nr.1 ​​kur ai mbrojti titullin kampion më Red Bull por tani ka Nr.5 për shkak të fillimeve të tij të kartingut.

Numrat e tjerë

Meksikani Sergio Perez është një tifoz i madh i futbollit, duke zgjedhur të ketë Nr.11 për shkak të Ivan Zamoranos që kishte luajtur te Club America.

“Unë jam një tifoz i Club America dhe kur ‘Bam-Bam’ arriti në klub, më pëlqeu shumë mënyra se si ai luajti dhe golat që ai shënoi”.

“Unë kisha shumë dashuri për të dhe ai luante me fanellën me Nr.11, unë i nisa garat me këtë numër”, ka treguar Perez.

Sezoni debutues i Mick Schumacher në F1 do ta jetë me Nr.47.

“Katër dhe shtatë janë numrat e mi të preferuar dhe unë vendosa t’i kombinoj ata”, ka thënë djali i legjendës së Formula 1.

Shtatë është një numër i veçantë në familjen Schumacher. Babai i Mick, Michael fitoi shtatë kampionat si shofer gjatë karrierës së tij në F1.

Gjithashtu, nëse shtoni të gjitha ditëlindjet në familjen Schumacher, ato bëjnë 47.

“Është diçka mahnitëse për mua”, ka thënë Mick. /Telegrafi/

Exit mobile version