Telegrafi

Pse dashuria i bën mirë zemrës?

Një gjimnastikë e kompletuar
Aktet seksuale rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë, pra, të dobësohesh. Të bësh dashuri është si të praktikosh një aktivitet fizik të kompletuar. Në gjysmë ore akti seksual digjen rreth 200 deri 300 kalori. Sa më shumë të jesh i bindur emocionalisht aq më shumë kalori djeg. Efektet në peshë janë të pakrahasueshme me ato që arrijmë me një shëtitje rreth l orë me hap të qetë.

Stërvit zemrën dhe mushkëritë
Seksi është edhe një provë gjenerale për organe të ndryshme, zemër dhe mushkëri në veçanti. Gjatë të bërit dashuri frymëmarrja është më e shpeshtë, diçka pozitive për aparatin e frymëmarrjes.

Përmirëson lëkurën
Zgjerimi i enëve të gjakut, që dalin në pah gjatë të bërit dashuri sjell më shumë oksigjen, pra indet ushqehen më mirë: lëkura bëhet më e fuqishme dhe e ndritshme. /Telegrafi/