Site icon Telegrafi

Pse burrat e martuar dashurohen me gra të tjera?

Couple portrait

Për disa njerëz, martesa është fundi i marrëdhënieve romantike. Për disa të tjerë, martesa ndoshta ka ardhur shumë herët në jetën e tyre, prandaj shpesh përfundojnë në divorc. Ka raste, kur martesa thjesht ndodh dhe pavarësisht pengesave të tjera, dashuria ndodh sërish pas saj.

Kur një burrë martohet, kjo nuk do të thotë se tani ai është izoluar nga çdo njeri tjetër për pjesën e mbetur të jetës.

Shumë njerëz, përfshi këtu edhe gra të tjera do të vijnë dhe ikin herë pas here në jetën e tij dhe ndodh që disa gra mund të krijojnë tek ata ndjenja të cilat nuk e priste se mund t’i zgjoheshin.

Sigurisht, një burrë i martuar në parim duket t’i qëndrojë besnike gruas së tij, ose ti flas hapur për atë çfarë ndjen.

Por çfarë ka ndodhur realisht? Çfarë i bën që këta burra, të cilët i kanë kushtuar jetën një gruaje të bien në dashuri me një tjetër jashtë kësaj martese?

1. Nevoja emocionale

Edhe pse gruaja e tij mund t’ja plotësojë një nevojë të tillë, ka burra të cilët e gjejnë veten duke e mbushur këtë nevojë jashtë martese.

Ajo mund t’i dhurojë një tjetër lloj mbështetjeje, apo mund të ketë eksperienca krejt të ndryshme jete në krahasim me ato të gruas së tij, por diçka e tillë po i pëlqen.

2. Kënaqësi emocionale

Ndryshe nga nevoja emocionale, kënaqësia emocionale ka të bëjë me të ndjerin mirë. Nëse një burrë kërkon diçka të tillë, do të thotë se kjo kënaqësi po i mungon në lidhjen aktuale. Ai mund të ndihet i palumtur, ose martesa e tij në moshë të re po i shkakton vazhdimisht probleme prej të cilave do të shkëputet.

Kur një burrë i martuar bie në dashuri me një grua tjetër, mund të ndodhë pikërisht prej kësaj. Ai kërkon kënaqësi emocionale dhe do ta gjej diku tjetër.

3. Kënaqësi seksuale

Ndodh që meshkujt që përfshihen me një grua tjetër po kërkojnë diçka tjetër në jetën e tyre seksuale, që partnerja s’po ua përmbush. Të tilla lidhje nisin thjesht si flirte rastësore para se të përfundojnë në një lidhje të vërtetë jashtë martesore.

Ka të tjerë të cilët edhe nëse janë të mbushur seksualisht nga bashkëshortja, sërish kërkojnë diku tjetër sepse vetëm kështu do të ndihen më të fuqishëm.

 

4. Përkëdhelin egon e tyre

Një lidhje e tillë i bën ata të ndihen mirë. Ndoshta vitet e shumta të martesës kanë fikur pasionin dhe të dy partnerët kanë nisur ta marrin partnerin si të mirëqenë.

Kur kjo ndodh, burrat kërkojnë të nisin diçka tjetër për të ndjerë atë që dikur ndjenin në fillimet e lidhjes së tyre. Kështu egoja e tyre është edhe më e kënaqur.

5. Dashuri!

Ndonjëherë, ata thjesht nuk janë më të dashuruar me bashkëshortet e tyre. Dhe kjo nuk ka pse të jetë detyrimisht diçka e keqe. Ndoshta ai është martuar shumë i ri dhe pa eksperienca duke zyrtarizuar lidhjen e parë serioze që ka patur.

Kjo mund të jetë një nga shkaqet pse një burrë e gjen veten të përfshirë pas një tjetër gruaje. Ndoshta ata ndajnë të njëjtat interesa për jetën, apo komunikimi i tyre thjesht përputhet!

Sigurisht, një lidhje jashtë martese tregon mungesë respekti për partneren aktuale, por nëse është dashuri ajo ç’ka ai ndjen, s’ka vend për llogari.

Exit mobile version