Site icon Telegrafi

Pse bukuria e partnerit/es ndikon keq në lidhjen tuaj

Miti se njerëzit e bukur kanë një jetë të thjeshtë duket se po zbehet ditë pas dite

Sipas një studimi, njerëzit e bukur rezultojnë të jenë më të pafat në dashuri, pasi romancat e tyre kanë tendencë për të përfunduar shumë shpejt.

Sipas këtij studimi, divorcet më të famshme të Hollywood-it kanë ardhur nga partnerë të cilët janë të dy tërheqës.

Dhe, sa më tërheqës të jetë njëri nga partnerët është i pashmangshëm mendimi i tjetrit rreth tradhtisë.

Një studim i universitetit të Harvardit, i fokusuar kryesisht te çiftet e tapetit të kuq, rezultoi se ata më të bukur kanë patur martesat më të shkurtra. Nëse njëri nga partnerët është shumë më tërheqës se tjetri, mendimi se ky i fundit do të tradhtojë, është i pashmangshëm.

Arsyeja pse ne priremi të kemi rreth vetes njerëz të bukur, është se simetria e fytyrës tek meshkujt është shenjë e një shëndeti të mirë, ndërsa tek femrat, tregues i vitalitetit të saj.

Ne të gjithë ndikohemi shumë nga pamja fizike edhe pse ata vetë nuk ndihen kaq me fat për këtë, pikërisht për shkak të barrierave që kanë në lidhjen e tyre.

Ndërsa nga studimet e deritanishme ka rezultuar se njerëzit me bukuri fizike më të dukshme se të tjerët janë më të lumtur, më të paguarit në vendin e tyre të punës dhe në dukje jeta e tyre është e thjeshtë, në fakt nuk është kështu.

Përditshmëria e tyre është më e vështirë seç duket, për shkak të xhelozisë që pamja e tyre shkakton tek të tjerët.

Të jesh i/e dashura e dikujt me tipare perfekte, dashur pa dashur përfshihesh në lidhje “të kërcënuar” në çdo moment. Gjatë gjithë kohës, do të dyshosh për partnerin, duke menduar se ai/ajo po ju tradhton. /Telegrafi/

Exit mobile version