Ju ka ndodhur të keni kaluar një mbrëmje tepër romantike me një mashkull? Ia kaluat aq mirë sa ju me imagjinatën tuaj; shkuat shumë larg. Aq larg sa filluat të kërkoni emrat e fëmijëve. Kur krejt papritur ai zhduket. E dini përse?
Kemi pyetur meshkujt dhe përgjigjet e tyre vështirë se kanë për t’ju pëlqyer.
Unë fillova të dal me një vajzë. Në fillim mu duk shumë tërheqëse. Dukej që i pëlqente ta shijonte jetën: i pëlqente të frekuentonte vende të. reja, të zbavitej me shoqet e veta, kishte pavarësinë e saj. Por krejt papritur filloi të bëhej e bezdisshme. Më kërkonte ta merrja shpesh në telefon. Donte të dilnim çdo pasdite. Madje arriti deri aty sa të më kërkonte të njihja mikeshat e saj. E vetmja mënyrë për ta larguar ishte të ndryshoja numër. Nuk e mora më në telefon për ta sqaruar. Thjesht nuk e mora në telefon.
L. 34 vjeç
E njoha këtë vajzën nga një miku jonë i përbashkët. Filluam të shoqëroheshim. Në fillim si miq, pastaj e ftova për një takim të vërtetë romantikë. Më pëlqeu shumë në fillim. Ishte disi e rezervuar. Nuk bindej lehtë për të dalë. Kjo gjë më intrigonte pa masë. Më pëlqente që më sfidonte. Pastaj, arrita të shkoja në shtrat me të. Gjithçka ndryshoi. Nuk kisha më interes për të. Fillova të mos i telefonoj më dhe të dal rrallë. Derisa një ditë nuk më telefonoi ajo, dhe as unë nuk la ktheva. Ishte një lloj lehtësimi sepse nuk më duhej të jepja asnjë lloj shpjegimi.
S. 27 vjeç
E njoha në punë. Ishte tre vjet më e madhe se unë. Dukej vajzë shumë e mirë dhe nuk më zhgënjeu as në takim. Ishte serioze e njëkohësisht kishte një sharmë të jashtëzakonshëm. Sa më shpesh dilja me të aq më shumë doja ta takoja. Gjithçka shkoi mirë. U lidhëm dhe ndjeva një tërheqje të fortë edhe në shtrat. Madje mendova se kishte ardhur moment t’ia prezantoja familjes. Familja ime përbëhen nga nëna dhe motra. Motra është e martuar dhe nuk para ndërhyn në punët e mia. Kurse mami gjithmonë ka qenë personi më i rëndësishëm, e cila ka ndihmuar gjithmonë në vendimet e mia. Vendosi ajo edhe kësaj here. Nuk i pëlqeu fakti që ishte më e madhe se unë. Bëri të pamundurën që të më bindte që të hiqja dorë sepse kisha për të gjetur një moshatare më të mirë se ajo. U zhduka! Nuk e mora në telefon për ca kohë dhe ajo e kuptoi. Nuk më kërkoi asnjë sqarim. Madje, nuk më lejoi as kur u përpoqa edhe më pas. Ishte hera e fundit kur mamaja ime mori vendime të rëndësishme në vendin tim.
K. 30 vjeç