Trajneri i fitnesit i Jennifer Lopezit ka zbuluar se cilin ushtrim këngëtarja e famshme përdor për skalitje të muskujve të vet të barkut për të cilët shumica ia kanë lakmi.
Trajneri i saj, David Kirsch, në një intervistë për revistën Allure ka zbuluar se me cilin ushtrim Jennifer arrin rezultate të tilla.
Fjala është për versionin e ushtrimeve të cilat quhen “the pike” – ngritja e vitheve në ajër krahas vendosjes horizontale të këmbëve.
Diva e muzikës çdo ditë bën versionin “the pike”, i cili bëhet me topin e fitnesit dhe kështu ndihmon në forcimin e muskujve të barkut, por njëkohësisht edhe i forcon muskujt e tjerë.
– Kur ushtroj me të, gjithmonë punojmë me tërë trupin. Ajo i do ushtrimet me intensitet të lartë dhe të llojllojshme. E gjitha reduktohet në formësimin e formave të cilat ia ka dhuruar Zoti, thotë Davidi.
Në galerinë e fotografive po ju sjellin kreacionet më interesante të Jennifer Lopezit nga tepihu i kuq, të cilat në plan të parë vënë muskujt e saj të fortë e të skalitur, transmeton Telegrafi.
/Telegrafi/