Ministri i Sigurisë i provincës së Buenos Aires të Argjentinës, Sergio Berni pësoi fraktura në kafkë dhe mollëza pasi u sulmua sot në një terminal autobusi nga disa protestues.
Berni arriti në lagjen Virrey del Pino i shoqëruar nga Ministri i Transportit i Buenos Aires, Jorge D’Onofrio dhe një polic kur u sulmua brutalisht.
Protestuesit ishin në kryqëzimin e Juan Manuel de Rosas Avenue dhe General Paz, ku kishin bllokuar trafikun për të kërkuar drejtësi pas vrasjes së shokut të tyre të autobusit të linjës 620, Daniel Barrientos.
Berni tha se nuk do të ngrejë akuza kundër shoferëve që e sulmuan, buenosairesherald.
“Jam në rregull, një goditje tjetër nuk do të bëjë ndryshim”, tha ai në një konferencë për shtyp duke shtuar se “fakti që një burrë nga provinca e Buenos Aires ka vdekur është më i dhimbshëm se rrahja që kam marrë”.
Pas largimit të ministrit, policia e qytetit vazhdoi të shpërndante me dhunë protestën me gaz lotsjellës dhe shkopinj. /Telegrafi/