Telegrafi

Protestuesit në Sri Lanka ia fusin not në pishinën e presidentit – vërshuan në rezidencën e tij pasi po ia kërkojnë dorëheqjen

Mijëra protestues në kryeqytetin e Sri Lanka-s, Kolombo, kanë vërshuar në rezidencën e presidentit.

Pamjet nga BBC tregojnë demonstruesit duke notuar në pishinën e presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për krizën ekonomike të Sri Lanka-s, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Protestuesit në Sri Lanka vërshojnë rezidencën e presidentit, kërkojnë dorëheqjen e tij

Vendi po përballet me inflacion të shfrenuar si dhe po ballafaqohet me vështirësi në importimin e ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve.

OKB-ja të premten u kërkoi autoriteteve dhe protestuesve të sigurojnë që tubimi i së shtunës të ishte paqësor. /Telegrafi/