Protestuesit në Argjentinë e kanë sulmuar një minibus që po e bartte presidentin vendas, Alberto Fernandez, në rajonin e Patagonias.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, turma hodhi gurë dhe protestuesit grushtuan automjetin e tij jashtë një qendre komunitare në provincën jugore të Chubut.
Presidenti argjentinas në momentin e këtij incidenti po vizitonte një zonë të shkatërruar nga zjarri i pyjeve.
Mirëpo, protesta ishte kundër planeve për të rifilluar me operimin e minierave të hapura në Chubut.
Demonstruesit ishin të zemëruar me propozimet e qeverisë për rifillimin e projekteve në shkallë të gjerë në rajon, i cili është i pasur me ar, argjend dhe uranium. /Telegrafi/