Site icon Telegrafi

Protestuesit irakianë sërish sulmuan ndërtesën e parlamentit në Bagdad

Qindra ndjekës të liderit fetar me ndikim shiit sulmuan parlamentin për herë të dytë këtë javë për të protestuar ndaj përpjekjeve të partive të mbështetura nga Irani për të formuar një qeveri.

Forcat irakiane të sigurisë u përpoqën të pengonin protestuesit të hynin në ndërtesën e parlamentit duke përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi.

Lexo po ashtu Protestuesit irakianë hyjnë dhunshëm në parlament

Janë mijëra persona në protestën në zonën e gjelbër në Bagdad ku janë vendosur institucionet.

Para se të hynin në parlament, ata hoqën barrikadat e vendosura rreth asaj zone.

Gazetarët e AP raportuan se disa persona u plagosën, raporton aljazeera.

Udhëheqësi fetar shiit Moqtada Sadr bëri thirrje për një protestë kundër qeverisë pro-iraniane. /Telegrafi/

Exit mobile version