Qindra protestues irakianë, shumë prej tyre ndjekës të liderit shiit irakian Muqtada al-Sadr, kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit në Bagdad.
Protestuesit, në kundërshtim me nominimin e një blloku rival për kryeministër, depërtuan në Zonën e Gjelbër të sigurisë së lartë të kryeqytetit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike të mërkurën.
Kryeministri Mustafa al-Kadhemi u bëri thirrje protestuesve që të “tërhiqen menjëherë” nga Zona e Gjelbër, raporton aljazeera.
NOW – Protestors storm #Iraq’s parliament in Baghdad.pic.twitter.com/BK5FPvG2wk
— Disclose.tv (@disclosetv) July 27, 2022
Ai paralajmëroi në një deklaratë se forcat e sigurisë do të kujdeseshin për “mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe misionet e huaja dhe parandalimin e çdo dëmtimi të sigurisë dhe rendit”.
Blloku i Al-Sadr fitoi 73 vende në zgjedhjet në Irak të tetorit 2021, duke e bërë atë fraksionin më të madh në parlamentin me 329 vende.
Por që nga votimi, bisedimet për të formuar një qeveri të re kanë ngecur.
Protestuesit kundërshtojnë kandidaturën e Mohammed al-Sudani, një ish-ministër dhe ish-guvernator provincial, i cili është i zgjedhuri i Kornizës Koordinuese pro-Iranit për kryeministër. /Telegrafi/
🤔 🇮🇶 Security forces giving bottles of water to protesters while they storm Iraq’s parliament. pic.twitter.com/PYM20dFSLH
— Rampage (@batchick88) July 27, 2022
BREAKING: Protestors in Baghdad have stormed into #Iraq’s Parliament inside the Green Zone in biggest demonstration since 2020. Mostly followers of Shia cleric Muqtada Sadr: pic.twitter.com/RBlm9xpGFS
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) July 27, 2022
Livestream https://t.co/qNXSgXEE7l
— @Newsmined (@newsmined) July 27, 2022