Turmat e zemëruara në Sri Lanka kanë djegur disa shtëpi që i përkisnin zyrtarëve dhe deputetëve, pasi ata u sulmuan nga mbështetësit e qeverisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhuna mbylli një ditë trazirash që sollën dorëheqjen e kryeministrit Mahinda Rajapaksa mes protestave masive kundër trajtimit të krizës ekonomike nga qeveria e tij, përcjell Telegrafi.
Por kjo nuk arriti të qetësonte demonstruesit, të cilët u përpoqën të sulmonin rezidencën e tij zyrtare ndërsa ai ishte ende brenda.
Si pasojë, raportohet se shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 190 janë plagosur që nga e hëna.
Një shtetrrethim në të gjithë ishullin është zgjatur deri në mëngjesin e së mërkurës pasi autoritetet kërkojnë të shuajnë dhunën.
PM Mahinda Rajapaksa’s ancestral home in Madamulluna has been set on fire. pic.twitter.com/JAN52w5Gxw
— DailyMirror (@Dailymirror_SL) May 9, 2022
Në anën tjetër, shumë protestues ende po bëjnë thirrje që presidenti Gotabaya Rajapaksa, vëllai i Mahinda, të largohet nga detyra.
Që nga muaji i kaluar Sri Lanka është kapluar nga përshkallëzimi i demonstratave për rritjen e çmimeve dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.
Policia dhe skuadrat e trazirave u vendosën dhe gaz lotsjellës dhe topa uji u hodhën ndaj mbështetësve të qeverisë pasi ata shkelën linjat e policisë dhe sulmuan protestuesit duke përdorur shkopinj dhe shtylla.
Demonstruesit e zemëruar u hakmorën, duke sulmuar mbështetësit e qeverisë dhe duke synuar deputetët e partisë në pushtet. /Telegrafi/