Site icon Telegrafi

Protestat në Mianmar, të paktën pesë persona të vrarë

Forcat e sigurisë në Mianmar kanë hapur zjarr në protestat pro-demokracisë të shtunën, duke vrarë të paktën pesë persona, tha një protestues dhe një medium.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pavarësisht nga vrasja e më shumë se 550 njerëzve nga forcat e sigurisë që kur ushtria mori kontrollin më 1 shkurt, protestuesit po dalin çdo ditë, shpesh në grupe më të vogla në qytete më të vogla.

Forcat e sigurisë në qytetin qendror të Monywa, i cili ka parë protesta të mëdha ditë pas ditësh për javë të tëra, qëlluan mbi një turmë duke vrarë të paktën katër persona si dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë dy organizata mediatike.

Grupi aktivist i Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë, tha në një deklaratë, tha se forcat e sigurisë kishin vrarë 550 njerëz, 46 prej të cilëve ishin fëmijë, që kur ushtria mori pushtetin. /Telegrafi/

Exit mobile version