Një oficer i policisë greke u lëndua rëndë të martën gjatë përplasjes me protestuesit në Athinë, të cilët dolën në rrugë për të protestuar kundër dhunës së policisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, konflikti ndodhi në lagjen Nea Smyrna të Athinës, dhe polici u godit në qafë me një pishtar ose me një gur, prandaj kolegët e tij formuan një rreth përgjatë tij për ta mbrojtur derisa të vinte ambulanca dhe ta dërgonte atë në spital.
Ndërkohë sipas televizionit shtetëror ERT, sulmuesit me kapuç hodhën kokteje molotovi drejt policisë, që më pas iu përgjigj me gaz lotsjellës.
#BREAKING #Athens
Violent clashes break out between Greek riot police& protesters in #Greece, as 6,000 demonstrators demand an end to heavy-handed lockdown measures after a video emerged on Sun of police beating a civilian for not following social distancing rules#Breakingnews pic.twitter.com/kaeHht8LNm— ? Sarwar ? (@ferozwala) March 9, 2021
Autoritetet gjetën një çantë shpine të mbushur plot me kokteje dhe pishtarë.
Disa makina të parkuara u dëmtuan, dhe kontejnerë duke u djegur janë parë mediet sociale.
Më herët, rreth 5,000 njerëz u mblodhën në sheshin kryesor në zonën Nea Smyrna, ku filloi një përballje me policinë gjatë fundjavës. /Telegrafi/
#Athens #Greece
Hearing that one officer has been injured in riots sparked by police violence against Greeks… pic.twitter.com/8hteDGsyJN— ? Sarwar ? (@ferozwala) March 9, 2021