Protestat kanë shpërthyer në Siri pas djegies së një peme të Krishtlindjes pranë qytetit Hama.
Një video e postuar në rrjete sociale tregonte persona të armatosur të maskuar duke i vënë zjarrin pemës së ekspozuar në sheshin kryesor të Suqaylabiyah, një qytet me shumicë të krishterë në Sirinë qendrore.
Fraksioni kryesor islamik që udhëhoqi kryengritjen që rrëzoi presidentin Bashar al-Assad tha se njerëzit përgjegjës për zjarrvënien ishin luftëtarë të huaj dhe se ishin arrestuar.
Gjithashtu, ata njoftuan se pema do të vendosej e re me shpejtësi, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se mijëra protestues dolën në rrugë në të gjithë vendin, duke kërkuar nga sundimtarët e rinj të mbrojnë pakicat fetare.
Në lagjen Bab Touma të Damaskut, protestuesit mbanin kryq dhe flamuj sirianë, duke brohoritur “ne do të sakrifikojmë shpirtrat tanë për kryqin tonë”.
“Nëse nuk na lejohet të jetojmë me besimin tonë të krishterë, atëherë ne nuk përkasim më këtu”, tha njëri nga protestuesit.
Ndryshe, Siria është shtëpia e shumë grupeve etnike dhe fetare, duke përfshirë kurdët, armenët, të krishterët, druzët, alevitë dhe sunitë, të fundit prej të cilëve përbëjnë shumicën e popullsisë myslimane.
Pak më shumë se dy javë më parë, presidenca e Bashar al-Assad ra në duart e forcave rebele, duke i dhënë fund sundimit më shumë se 50-vjeçar të familjes së tij.
Ndërsa se si grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) do të qeverisë Sirinë mbetet për t’u parë. /Telegrafi/