Një burrë është vrarë gjatë një nate të dytë protestash si pasojë e mungesave të mëdha të ujit në Iranin jug-perëndimor.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një zyrtar në provincën Khuzestan tha se protestuesi u qëllua aksidentalisht nga njerëz që po qëllonin në ajër.
Në anën tjetër, burime të opozitës akuzuan forcat e sigurisë për shkaktimin e vdekjes.
Irani po përballet me një thatësisë të rëndë, dhe ka një zemërim në rritje të publikut për mungesat e ujit dhe energjisë.
Vdekja ndodhi në qytetin e Shadegan, dhe fotografitë e burrit janë shpërndarë gjerësisht në mediet sociale.
“Në këtë tubim, protestuesit filluan të shtinin në ajër për të provokuar njerëzit dhe, për fat të keq, një nga plumbat goditi një person që ishte aty i pranishëm, duke e vrarë atë”, tha Guvernatori në detyrë, Omid Sabripour për IRNA. /Telegrafi/