Site icon Telegrafi

Protesta në Beograd për aksidentin në Novi Sad: “Vendosni shenja të kuqe kudo, se ata kanë gjak në duar”

Një numër i madh njerëzish u mblodhën në sheshin Sava në Beograd dhe më pas u drejtuan drejt Ministrisë së Ndërtimit, në shenjë proteste për aksidentin në Novi Sad.

Para Ministrisë së Ndërtimit, ata i treguan policëve duart e tyre të lyera me ngjyrë të kuqe dhe i kanë thirrur secilin me mbiemër.

Sipas mediave serbe, në një çast, turma filloi të bërtiste “ruani vrasësit”.

Ata mbanin parullat “Krim, jo ​​tragjedi”, “Dorëheqje”, “Nëse kërkoni përgjegjësit, shikoni në pasqyrë”, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se protesta vazhdoi para ndërtesës së qeverisë së Serbisë, ku aktivistët njoftuan se Ministri serb i Transportit, Goran Vesiq ka afat deri të martën për të dhënë dorëheqje.

Ata thanë se sot protesta po mbahet në Beograd, sepse Novi Sadi është në zi, por se nga e marta do të vendoset nga Novi Sadi se në pjesë të tjera të Serbisë.

Në trotuarin para godinës së Qeverisë dhe në godinën e Gjykatës së Apelit, janë lënë shenja të kuqe dhe mesazhi “mbroj vrasësit”.

Aktivisti Nikolla Ristiq theksoi se do të ketë radikalizim të protestave, nëse nuk përmbushet kërkesa e parë e tyre, përkatësisht që Goran Vesiq të japë dorëheqje. /Telegrafi/

Exit mobile version