Partitë opozitare, nga protesta e së dielës në Banja LLukë, kanë bërë dy kërkesa: e para për rinumërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Republikën Srpska dhe e dyta, që institucionet gjyqësore të nisin urgjentisht një hetim dhe të përcaktojnë përgjegjësinë e atyre që siç deklaruan ata, morën pjesë në plaçkitje të organizuara në zgjedhje dhe përmbysjen e vullnetit të popullit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mijëra qytetarë u mblodhën sërish mbrëmjen e së dielës në protestën në sheshin Krajina në Banja Lukë, të organizuar nga opozita për, siç deklaruan, vjedhjet zgjedhore dhe parregullsitë e shumta në zgjedhjet e 2 tetorit.
Više okupljenih u parku, u odnosu na petak #protesti #Banjaluka pic.twitter.com/M3QgHG6Atw
— Dragan Maksimović (@knespoljac) October 9, 2022
Në krye të kolonës ishin drejtuesit e opozitës, ndërsa Jelena Triviq, kandidatja e opozitës për presidente të RS, tha se “ka mjaft njerëz që e dinë” se çfarë bëri qeveria në zgjedhjet e 2 tetorit.
“Mile, duhet të ikësh, këtë ua tha populli”, ka thënë ajo duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur, duke aluduar në Millorad Dodikun.
MUP RS saopštio da je u parku Mladen Stojanović, dvije hiljade okupljenih.
Opozicija poručuje da je večeras više okupljenih nego na prethodnim #protest #banjaluka pic.twitter.com/sORBogbLEF
— Dragan Maksimović (@knespoljac) October 9, 2022
Ajo shtoi se populli ka të drejtën e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike, dhe jo, siç theksoi, zgjedhjet e blera dhe të vjedhura.
Ndryshe, partia e Dodikut ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme në Republikën Serbe sipas rezultateve pre-eliminare, por që ka shumë dyshime se janë manipuluar. /Telegrafi/