Site icon Telegrafi

Proteinat rritin muskujt

Por, për të pasur një sukses më të madh, përveç stërvitjeve trupi duhet të sigurojë lëndë maksimale ushqyese, të cilat do të ndërtojnë këta muskuj.

Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i karbohidrateve brenda tre orësh pas stërvitjeve nuk është aq me ndikim sa edhe konsumi i njëkohshëm edhe i proteinave, pra kombinimi i karbohidrateve (sheqernave) dhe proteinave.

Me qëllim që të nxitet sinteza e glikogjenit dhe proteinave në muskuj (që sjell edhe rritjen e muskulit), ideale do të ishte që të konsumoni 1.2 gram karbohidrate dhe 0.4 gram proteina, për çdo kilogram të masës trupore.

Exit mobile version