Site icon Telegrafi

Proteinat që riparojnë qelizat nervore

Burimi: Ohio State University

Kur hulumtuesit rritën sasinë e këtyre tre proteinave, qelizat rritën zgjatimet e tyre (dendritet e aksonet). Ata ishin rreth tre herë më të gjata se sa në qelizat nervore me nivel normal të proteinave dhe gjatësia e tyre rritej rreth katër deri në tetë herë më shpejt se sa në qelizat e kontrolluara.

“Gjetjet tona këshillojnë se këto tre proteina mund të jenë caqe të rëndësishme për trajtimin e sulmeve, dëmtimeve në lidhjet trunore dhe ato spinale dhe po ashtu edhe çrregullimeve neurodegjenerative”, thotë gjurmuesi kryesor, Yoshinaga Saeki, nga Ohio University Medical Center.
Ky studim u publikua më edicionin e muajit prill të “Journal of Bilogical Chemistry”.

Rritja e sasisë së proteinave u ndërlidh me një rritje të theksuar të nivelit të AMP ciklike, që është një molekulë e rëndësishme sinjalizuese në brendi të qelizave nervore. Kjo molekulë luan një rol kyç në rregullimin e rritjes së qelizës nervore, diferencimin dhe mbijetesën, si dhe në rigjenerimin e pjesës së zgjatur të qelizës, aksonit, që kujdeset për impulset nervore.

Niveli i AMPc në qelizat nervore të gjitarëve ulet për aq sa ato piqen, dhe kjo mendohet se sqaron, pjesërisht, pse qelizat e pjekura nervore nuk mund ta rigjenerojnë aksonin e dëmtuar.
“Gjetjet tona japin dëshmi plotësuese se AMPc luan një rol të rëndësishëm në rritjen e aksonit dhe sugjerojnë se këto receptorë kanë rol të madh në rregullimin e prodhimit të AMPc në qelizat nervore”, thotë Saeki, i cili është profesor i operacioneve neurologjike dhe shef i laboratorit për Neuro-onkologji.

Gjatë këtyre studimeve, hulumtuesit së pari kanë shfrytëzuar qeliza nervore të marra nga indi trunor i minjve. Këto qeliza i kanë rritur në kultura për të kuptuar më shumë rreth tre proteinave dhe pjesëmarrjes së tyre në rregullimin e AMPc.
Hulumtuesit shtuan kopje të tre gjeneve në qeliza për të rritur nivelet e proteinave dhe pastaj shfrytëzuan një teknikë laboratorike, të quajtur ARN interferencë, për të pushuar prodhimin e proteinave.

Prej të tre molekulave proteinike, GPR3 ishte më së tepërmi në qelizat nervore, derisa GPR12 ishte më e fuqishme në stimulimin e rritjes së zgjatimeve nervore. Studimet treguan se bllokimi GPR3 e ul së tepërmi rritjen e zgjatimeve nervore. Ata iu kundërvënë këtij efekti duke shtuar edhe më shumë GPR3 ose GPR12 në qelizat.

Nivelet e larta të të tri proteinave ishin po ashtu të lidhura me nivele të larta të AMPc; GPR6 dhe GPR12 rrisnin nivelin dyfish deri në trefish

“Duke e përmbledhur”, thotë prof. Saeki, “gjetjet tona tregojnë se këto tre proteina çojnë në rritje të zgjatimeve të neuroneve edhe në prezencë të molekulave inhibuese, dhe ne jemi shumë të etur të gjejmë se kur këto arritje mund të zhvendosen në modelet para klinike anomale, në rastet e sulmit në tru ose dëmtimeve të kordave spinale”. /Telegrafi/

Exit mobile version