Një turist i ri ka pësuar lëndime trupore kur u sulmua nga një grup i prostitutave tajlandeze që fillimisht ishin grindur rreth “klientit”.
Jack Fitzmaurice, 28-vjeç nga Britania e Madhe ishte duke pirë me një punonjëse seksi në një striptiz klub në Pataya në lindje të Tajlandës, por kjo i pengoi vajzave tjera dhe erdhi deri te përleshja, transmeton Telegrafi.
Turisti kishte tentuar ta qetësojë situatën, megjithatë përplasja verbale kishte eskaluar në përleshje fizike, kështu i riu gjeti veten para 20 grave të nervozuara.
Rrahja ka zgjatur derisa policia nuk u shfaq në vendin e ngjarjes për ta nxjerrë jashtë turistin britanik. Jack është gjetur me mavijosje nëpër trup dhe me njolla gjaku në bluzë.
Gjatë përleshjes ishte nokautuar dhe është ndihmuar që të ngritet në këmbë. E sipas Nick Hodge, turist nga Britania e Madhe që ishte brenda lokalit, gjithçka filloi kur dy prostituta filluan të grinden për klientët.
“Mendoj se ka patur xhelozi rreth asaj se kujt i përkiste klienti. Vajzat u grindën, e një djalosh tentoi t’i ndalë, e në fund pësoi lëndime. Ia shkulnin flokët, e tjerat e godisnin me grushta e shqelma”, shtoi ai. /Telegrafi/