Telegrafi

Propozohet formati i Ligës së Kampionëve për muajin gusht

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur se kur do të rikthehet futbolli, UEFA dhe vendet anëtare të saj janë duke diskutuar mundësinë se kur mund të rikthehen në aksion.

Garat evropiane si Liga e Kampionëve dhe Evropës, pritet të zhvillohen në muajin gusht, derisa janë suspenduar nga muaji mars shkaku i coronavirusit.

Cadena Ser raporton se zhvillimi i të dyja garave në muajin gusht shihet si një opsion më i mirë për ty mbyllur fazën e 1/8 e finales, çerekfinale, gjysmë finalet dhe finalet brenda dy javëve.

Ideja është që ndeshjet të zhvillohen vetëm me një raund  dhe ato do të jenë pa tifozë shkaku i pandemisë botërore.

UEFA dëshiron po ashtu që ligat të rikthehen sa më shpejtë të jetë e mundur, por që edhe ato të zhvillohen pa tifozë.

Lexo po ashtu Plani i 'çmendur' i Ligës Premier për ta mbyllë sezonin: Katër ndeshje në ditë në stadiumin Wembley

Bundesliga thuhet se do të rifillojë në muajin maj, e që një shembull të tillë pritet të ndjekin edhe katër ligat e tjera evropiane.

Cadena Serm ë tej raporton se edicioni 2020/21 mund të fillojë në kohë dhe mos të ketë probleme, madje edhe lojtarë do të kishin kohë për të bërë pushime. /Telegrafi/