Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban sot mbledhje e radhës, ndërsa në rend dite është edhe raportimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi do të mbahet në orën 11:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 18.01.2022;
Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-074 për turizmin;
Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare;
Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare;
Raportim i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike;
Të ndryshme. /Telegrafi/