Site icon Telegrafi

Propozimi i parë hapësinor për martesë

Për një çmim prej 4990 eurosh, ky njeri ka kërkuar shërbimet e kompanisë franceze, "Apoteowurprise", e cila është eksperte në planifikimin e propozimeve spektakolare të martesës në Paris.

Ditën e Shën Valentinit, fotoja e çiftit dhe porosia “Vanessa, dëshiron të martohesh me mua?” do të ngjitet në një balon të madh me helium dhe do të lëshohet në qiell nga profesionistët që operojnë në zonën eksploruese të hapësirës.

Ky balon do ta ketë një pajisje incizimi, e cila do ta incizojë tërë procedurën, deri te arritja në gjithësi. Pas një a dyorësh, porosia e dashurisë do ta arrijë lartësinë prej 30 kilometrash, ku incizimi i fundit do ta tregojë tokën si një top të kaltër në prapavijë. Më pas incizimi do të përpunohet nga ekspertët dhe njeriu në fjalë do të mund t’ia tregojë të dashurës.

Kjo do të bëhet gruaja e parë, të cilës propozimi për martesë i është bërë në gjithësi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version