Telegrafi

Propozimi i fundit i Ligës Premier për All-Star: Ndeshjet kundër lojtarëve më të mirë nga LaLiga, Serie A dhe Bundesliga

Liga Premier po shqyrton prezantimin e ndeshjeve ‘All-Star’ kundër skuadrave të përbëra nga lojtarët më të mirë nga La Liga, Serie A dhe Bundesliga.

Një nga shtytësit e idesë së All-Star është pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly , i cili së fundmi sugjeroi një lojë Veri-Jug të All-Star me pjesëmarrjen e lojtarëve nga Liga Premier.

Sipas The Times, Liga Premier po kërkon mënyra të reja për të mbajtur audiencën në rritje dhe për të rritur të drejtat televizive jashtë shtetit.

“Në fund të fundit, shpresoj që Liga Premier të marrë pak mësim nga sporti amerikan”, kishte thënë Boehly, duke shtuar se duhet të bëhen më shumë para, sikurse që bën me MLB All-Star këtë vit, duke marr 200 milionë dollarë nga e hëna dhe e marta.

Por trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shprehu shqetësimin e tij kur u pyet në lidhje me propozimin e Boehlyt.

“Kur të gjejë një datë për këtë, ai mund të më telefonojë. Në sportet amerikane këta lojtarë kanë katër muaj pauza. Nuk jam i sigurt që njerëzit duan ta shohin këtë: lojtarët e Man United, lojtarët e Liverpoolit, lojtarët e Manchester Cityt, lojtarët e Evertonit të gjithë së bashku”, deklaroi gjermani. /Telegrafi/