Telegrafi

Propozim – buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025, i dorëzohet Kuvendit Komunal

Drejtori për Buxhet dhe Finaca në Komunën e Rahovecit, Afrim Limani, ka bërë dorëzimin e propozim – buxhetit komunal për vitin 2025, sipas afatit ligjor, tek kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arbër Zenuni.

Pas konsultimeve me qytetarët, bizneset, fermerët e shoqërinë civile të kësaj komune, është bërë edhe dorëzimi i propozim – buxhetit 2025 – 2027, që pritet të miratohet nga anëtarët e Kuvendit Komunal në seancën e ardhshme që do te mbahet nga Kuvendi Komunal në Rahovec.

Komuna e Rahovecit bën të ditur që në propozim – buxhet janë përfshirë një numër i konsiderushëm i projekteve për komunën, si dhe kërkesa dhe propozime të bëra nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore që janë zhvilluar nëpër vendbanime të ndryshmë të kësaj komune.

Tutje nga bëhet e ditur se shuma e buxhetit të Komunës së Rahovecit arrin shifrën e 20,982,796.00€, duke përfshirë këtu të gjitha kategoritë ekonomike. /Telegrafi/