Telegrafi

Propagandë e pistë e medieve serbe, me foto të vjetra raportojnë për stadiumet e shkatërruara (Foto)

Në Serbi ende nuk po mund të përballohet lehtë fakti se Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA.

Një prej mediumeve më të mëdha serbe, Blic, ka publikuar një raport skandaloz për futbollin kosovar një ditë pasi Crvena Zvezda luajti në Graçanicë pa asnjë problem.

Sipas këtij mediumi serb, shkruan Telegrafi, klubet kosovare që do të luajnë në garat evropiane, nuk i plotësojnë as kushtet minimale në stadiumet e tyre për të pritur skuadrat evropiane për garat ndërkombëtare.

Ata marrin shembull Ferronikelin, kampionin e Kosovës, që sipas tyre stadiumi i tyer nuk plotëson kushtet elementare për kapacitet minimal prej 8 mijë personash në stadium pasi stadiumi i Ferronikelit zë vetëm 6 mijë persona.

Për këtë, Blici serb në mënyrë patetike dhe skandaloze, ka marr foto të vjetra të stadiumeve kosovare, duke shkruar se as stadiumet zëvëndësuese ku do t’i zhvillojë ndeshjet Ferronikeli nuk i plotësojnë kushtet elementare.

Kështu, ata kanë publikuar foto nga stadiumi i Vushtrrisë dhe po ashtu kanë publikuar foto nga stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku kinse sipas tyre dëshmohet infrastruktura e dobët e stadiumeve kosovare.

Gënjeshtrat dhe propagandat anti Kosovës nga Blici vazhdojnë me faktin se kinse sipas tyre nuk ka lojtarë të nacionalitetit serb në klubet kosovare.
E kundërta e kësaj dëshmohet shumë lehtë.

Nënkampionia e Kosovës, Hajvalia, ka në radhët e veta një lojtar të nacionalitetit serb i cili luajti këtë sezon në Superligë.

Po ashtu, një nga nënkryetarët e FFK-së është serb.

Kështu ky është vetëm një nga shumë raportet tjera propagandistike që dalin në bashkëpunim me politikën serbe kundër futbollit të Kosovës në sferën e futbollit evropian. /Telegrafi/