Pronari i Accringtonit, Andy Holt, nuk është i kënaqur pas fillimit të hetimeve për një “pagesë të bonuseve” që u bë me anë të hamburgerëve.
Autoritetet e EFL i kanë dërguar një letër klubit lider të League Two (kategoria e tretë e futbollit anglez) duke kërkuar prej tij sqarime se pse lojtarëve të klubit u jipen hamburgerë kur fitojnë në formë të bonuseve që nuk janë të shkruara në kontratat e tyre.
Rregullorja e EFL neni 61.1 thotë se bonuset duhet të shkruhen në kontratat e lojtarëve dhe duhet të vendosen para fillimit të sezonit.
Holt i është përgjigjur kësaj letre me anë të një postimi në Twitter duke mbrojtur vendimin e tij.
“Ndonjëherë kur fitojmë unë jap 200 funte, që i bie 21.36 funte më pak nga bonusi i përshkruar. Nëse humbasim ata e paguajnë vet. Kështu është mënyra si ne funksionojmë”.
“Më pas unë marr një letër nga EFL duke kërkuar sqarime sepse McDonalds nuk është i specifikuar në kontratat e lojtarëve. Mund të merrni me mend çka do të bënin këta njerëz me jetërat e tyre nëse nuk do të ishte për gabimet e mia në gjykim”, u shpreh Holt.
Holt së fundmi duket të ketë shpërblyer lojtarët e tij me shumë hamburgerë pasi që Accrington fitoi ndeshjen e nëntë rresht në shtëpi ndaj Notts County të hënën. Accrington përballet më 7 prill ndaj Colchesterit, skuadrës që shpreson për playoff. /Telegrafi/