Telegrafi

Pronarët e PSG-së duan ta blejnë Tottenhamin – synojnë dominimin në Angli, si në Francë

Pronarët e Paris Saint-Germain duan ta blejnë një klub nga Liga Premier, që besohet të jetë Tottenhanmi.

Sipas asaj që raporton gazetari i CBS Sports, Ben Jacobs, “Qatar Sports Investmens” janë tejet të interesuar që të blejnë një klub në elitën e futbollit anglez.

“Qatar Sports Investmens po intensifikojnë përpjekjet për të gjetur një ekip tjetër për të investuar në pakicë këtë vit”, raporton fillimisht gazetari.

“Ata po flasin në mënyrë aktive me klubet e Ligës Premier, përfshirë Tottenhamin”.

“Nasser Al-Khelaifi u takua me kryetarin e Spurs, Daniel Levy në fillim të kësaj jave për të mbajtur një takim eksplorues”, përfundon postimi i Jacobs.

Nëse Tottenhami që ka tashmë një skuadër bukur solide shitet të pronarët aktual të PSG-së, atëherë Liga Premier do të dominohej nga tre sheikë, pasi aty janë edhe pronarë të Manchester Cityt dhe të Newcastle United. /Telegrafi/