Site icon Telegrafi

Pronarët e Manchester United po kërkojnë blerës pasi duan të shesin klubi

Manchester United mund të shitet nga pronarët e tyre amerikanë, familja Glazer, pas një mbretërimi 17-vjeçar të dominuar nga protestat e tifozëve dhe rënia e performancës në fushë.

Sky Neës shkruan se familja Glazer po përgatitet të shpallë zyrtarisht synimin e saj për të shqyrtuar ofertat për blerjen e klubit, prej më të famshmëve të futbollit në botë.

Gjithmonë sipas këtij mediu pronarët e Manchester United ka të ngjarë të përfshijë një shitje të plotë ose të pjesshme, ose të gjejnë partneritet strategjik me palë të treta.

“Një deklaratë që konfirmon qëllimet e tyre mund të vijë menjëherë”, ka thënë njëri prej tyre për Sky Neës.

Skuadra nga Old Trafford nuk e ka fituar titullin e Ligës Premier që nga viti 2013 dhe ka shkarkuar një sërë trajnerësh pas pensionimit të Sir Alex Ferguson.

Kohët e fundit, klubi është përfshirë në një luftë të ashpër ligjore me Cristiano Ronaldon, lojtarin e tyre më të njohur, pas një interviste në të cilën ai vuri në dyshim ambicien e United dhe kritikoi familjen Glazers.

Të martën, United njoftoi se Ronaldo ishte larguar “me efekt të menjëhershëm” nga klubi.

Glazers e blen Man Unitedin në vitin 2005 në një marrëveshje prej 790 milionë funte.

Nëse United do të shitej plotësisht, do të ishte klubi i fundit i ligës që ndryshon pronësi, pasi Roman Abramovich e shiti për 2.5 miliardë funte Chelsean te biznesmeni amerikan Todd Boehly në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version