Telegrafi

Promovohet libri “Rugovë jehonë burrërie” nga Osman Shala në Pejë

Në Qëndrimin Ditor të pensionistëve afër Qendrës Kulturore në Pejë është bërë promovimi i librit “Rugovë jehonë burrërie”, nga shkrimtari Osman Shala,

Për autorin Shala, ky libër është mjaft i veçantë, sepse aty ka shfaqur traditat me të cilat identifikohet Rugova, që njëkohësisht është edhe vend i origjinës së shkrimtarit.

Shala për Telegrafin ka thënë se për emrin e kësaj vepre është inspiruar pikërisht nga këto veti për të cilat njihen rugovasit, si njerëz të fjalës dhe nderit.

Promovimi i librit “Rugovë, jehonë burrërie”/ Foto Telegrafi

“Në libër bëhet fjalë për traditat, për historinë, për kulturën për trimat për burrat e kombit tonë që janë më të fuqishme. Për këtë arsye është vendos emrin jehonë burrërie, sepse nga aty ka buruar nderi, mikpritja edhe qëndresa”, ka thënë Shala.

Ky libër për autorin është i teti me radhë dhe shpreson të mos jetë i fundit dhe të vazhdojë të qëndrojë ende pranë lexuesve të tij.

Libri i “Rugovë jehonë burrërie” i autorit Shala, është pritur shumë mirë nga të pranishmit. Autori beson se në të ardhmen mund të vijë edhe me një libër tjetër.