Dy libra të rinj për fëmijë të klasës së V-të, janë përgatitur nga Diell Dumani, Rajan Sava, Ylli Berbatovci, si dhe ilustruesja Anila Ahmeti.
Promovimi i këtyre librave do të mbahet më 20 qershor 2024, në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, në orën 18:00, transmeton Telegrafi.
Këta libra titullohen “Thesari i Piratëve” dhe “Gjëegjëza me 36 Shkronjat e Alfabetit”.
Autorë të librit “Thesari i Piratëve” janë Diell Dumani, Rajan Sava dhe Ylli Berbatovci.
Në libër bëhet fjalë për një aventurë për fëmijët, e cila ndjek aventurat e një grupi piratësh në kërkim të një thesari të fshehtë. E ky libër është i mbushur me ilustrime të bukura dhe rrëfenja emocionuese që do të mbajnë lexuesit e vegjël të magjepsur.
Ndërsa te libri “Libri “Gjëegjëza me 36 Shkronjat e Alfabetit”, autor është Rajan Sava.
Ky libër përmban gjëegjëza kreative dhe argëtuese që sfidojnë mendjen dhe nxisin imagjinatën e fëmijëve./Telegrafi/