Në prani të familjarëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, adhuruesve të fjalës së shkruar, strukturave udhëheqëse lokale e qendrore u përuruan dy libra: “Aromë Lirie”dhe “Nën hijen e Dashurisë”, me autor Safet Syla nga Shtimja.
Ky promovim është organizuar në shtëpinë e Kulturës në Shtime, të shtunën.
Në fjalët përshëndetëse të panelit i cili përgatiti librat për botim u tha se “Ushtaraku” Syla ka arritur mjeshtërisht ta bartë ëndrrën për liri në për mbledhjen e parë “Aromë Lirie”.
Përkushtimi i tij për liri vërehet qartë edhe në përkushtimin për krijimin brilant të vargjeve poetike.
Tutje, me këtë rast u tha se poeti Syla përmes cicërimave poetike i këndoi lirisë, atdheut, dashurisë etj. Promovimi i dy librave të poetit Safet Syla u përcoll me pika të zgjedhura artistike dhe me deklamime të disa poezive. /Telegrafi/
Foto: Telegrafi.com