Site icon Telegrafi

Prokuroria Themelore e Gjilanit: 97% e lëndëve të zgjidhura gjatë vitit 2024

Prokuroria Themelore në Gjilan ka shpalosur rezultatet e punës së saj për vitin 2024, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm në luftën kundër kriminalitetit.

Prokuroria ka trajtuar një numër të konsiderueshëm kallëzimesh penale, duke përfshirë lëndët në Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve”, thuhet në njoftim.

Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhërat ndëshkimor, ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, janë zgjidhur 40.8% e rasteve.

Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan thotë se mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version