Site icon Telegrafi

Prokuroria fillon hetimet për ndeshjen Besa – Trepça

Prokuroria Themelore në Pejë, ende nuk e ka nxjerrë aktvendimin që t’i nisë zyrtarisht hetimet për ndeshjen ndërmjet Besës dhe Trepçës, e cila u mbyll me fitoren e mitrovicasve 1:3 dhe dyshohet se ka qenë e kurdisur.

Lajmin e ka pohuar për Sportin në KTV, Prokuroria e Shtetit, e cila nuk ka pranuar të jep shumë informacione, por ka thënë në përgjigjen me shkrim se për momentin po zhvillohet faza para-hetimore.

Ndryshe, Besa është kualifikuar në finalen e Kupës dhe në Superligë ndodhet në mesin e tabelës, ndërsa Trepça ka rënë edhe matematikisht nga elita.

Exit mobile version