Mendja është si një parashutë – funksionon vetëm nëse është e hapur! Albert Einstein
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Bëhet fjalë për të manipuluar persona të dalluar, profeci të personave me ndikim të ndryshëm publik.
Masoneria e kontrollon shumicën e feve, nëpërmjet ndasive të feve e kontrollon njerëzimin, për të arritur objektivin final për vendosjen e diktaturës globale botërore.
Në këtë kuptim, thelbësore është konflikti në tokën e Izraelit, ku ka mbështetje, projekti përfshin shkatërrimin e vendit të shenjtë në Malin e Tempullit në Jerusalem me anë të një bombardimi terrorist.
Çfarë efekti do të kishin arritur, çfarë tmerri do të sillte kundërpërgjigjja e myslimanëve. Cilido do qoftë qëllimi, mjeti është të nxitet konflikti artificial, elementi i Dhiatës së Vjetër për rindërtimin e Tempullit të Jerusalemit.
Nëse thuhet se Projekti “Rryma Blu” është e vërtetë, atëherë jemi të vetëdijshëm për atë që pritet të ndodhë kur të realizohet ai. Sa më shumë të dalin informata, dhe njerëzit të jenë të informuar për këtë projekt, aq më pak efikas do të jetë ndikimi i tij.
Të gjithë ata që arrin të zgjohen nga hipnoza, çohen nga amnezia e programuar, jeta ndryshon, ti je i lirë, pyet veten, kërkon zgjidhje, kërkon shpëtim (se ti ke qenë, dhe akoma të mban të ndrydhur, je në gjendje frike).
Ndjenja e frikës që pasojat që mund të shkaktojnë çrregullime për atë informatë që posedon, e di edhe unë do të jem i paragjykuar për atë që shkruaj, por unë nuk mund t’i ik vetvetes. Do të më pëlqente të kthehesha në botën time reale të vërtetë, pa frikë, dhe me besim të plotë. Nuk më takon mua çfarë duhet bërë ju.
Mënyra me të cilën jetojnë njerëzit jetën e tyre, nuk është puna ime, për aq kohë sa ata nuk ua imponojnë vullnetin e tyre të tjerëve. Thjesht po ndaj përvojën time me të tjerët, që ju të vendosni, mirë ose se çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni. Një pjesë e mesazheve janë nga përvoja, pjesa tjetër janë informata që unë kam hasur.
Çdo gjë që është e dobishme dhe u shërben njerëzve është mirë të përcillet, se vetëm atëherë unë ia kam arritur qëllimin që mesazhin, informatat t’i përcjell deri te lexuesit, miqtë, shokët, gjeneratat që do të vijnë, që t’ju tregoj se çfarë po ndodh me jetën tonë.
Jeta jonë është me shumë të panjohura me rreziqe të ndryshme. Ti je përgjegjës, ti e ke timonin, ti e drejton vetëdijen tënde e vetë drejt asaj që i ndihmon për të realizuar ëndrrën tënde, ti je përgjegjës për suksesin dhe dështimin tënd. Është dashur të kalojë një kohë bukur e gjatë që të gjejë një vend (në trurin tënd, në rrethin tënd) ku mendja të më qetësohet dhe të mos mendoj për marrëzira.
Është shumë efikase që edhe ju sa më parë të arrini të gjeni një vend të qetë. Zhurma të mban të tendosur, zhurma nuk të lejon të përqendrohesh, ndërsa qetësia, heshtja i lejon mendjes të mos shkojë asgjëkund.
Po arrite ta kontrollosh mendjen tënde, atëherë ti je i lirë. /Telegrafi/