Jose Mourinho ka një projekt ambicioz me Romën dhe po ndërton një ekip të nivelit të Ligës së Kampionëve në kryeqytetin italian.
Synimi është të përmirësohet vendi i gjashtë i sezonit të kaluar, i cili i bën të luajnë në Ligën e Evropës të këtij viti.
Trajneri portugez është një vit në projektin e tij me Romën, ndërsa ka një plan tre-vjeçar, dhe ai tashmë i ka dhënë fund mungesës 14-vjeçare të trofeut te Giallorossët.
Triumfi i Ligës së Konferencës jo vetëm që i dha Romës trofeun e parë që nga Kupa e Italisë 2008, por gjithashtu e bëri Mourinhon trajnerin e parë portugez që fitoi të tre trofetë e UEFA-s që ekzistojnë aktualisht.
Synimi i Mourinhos është të kthejë Romën në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga 2018/19.
Ata nuk arritën këtë në sezonin që sapo iku, por përmirësimet u bënë dhe skuadra që po ndërtohet dhe jep arsye për optimizëm.
Shpenzues të mëdhenj
Roma shpenzoi më shumë se çdo skuadër tjetër e Serie A sezonin e kaluar, me përjashtim të Juventusit që shpenzoi të njëjtën shumë.
“Ne jemi të kënaqur me atë që po ndërtojmë. Fryma e ekipit është e rëndësishme”, ka thënë Mourinho sezonin e kaluar.
Ndërtimi i një skuadre me synimin për t’u rikthyer në tabelën elitare të Evropës nuk është një detyrë e lirë dhe Roma shpenzoi mbi 126 milionë euro sezonin e kaluar.
Lojtarë si Rui Patricio, Tammy Abraham dhe Eldor Shomurodov erdhën për të forcuar radhët e tyre.
Ndërtimi i skuadrës vazhdon këtë verë dhe emri i Paulo Dybalas ka qenë xhevahiri në kurorën e këtij projekti.
Argjentinasi, i cili bashkohet si transferim i lirë nga Juventusi, pritet t’i shtojë disa cilësi të nevojshme në një skuadër solide të cilës i mungonte ajo diçka ‘e veçantë’.
Dybala po kërkon të rikrijojë veten dhe të kthehet sërish si njeriu kryesor në skemën sulmuese të Mourinhos.
Nemanja Matic i është bashkuar gjithashtu si transferim i lirë nga Manchester United për të shtuar pak përvojë dhe cilësi në mes të fushës, ndërsa shtatë milionë euro janë shpenzuar për mbrojtësin Zeki Celik nga Lille.
Në vitin e dytë të projektit, çdo gjë më pak se kualifikimi në Ligës e Kampionëve do të ishte një dështim për Mourinhon dhe Romën. /Telegrafi/