Një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të Komunës së Pejës, ndërtimi i sheshit “Skënderbeu”, po vazhdon me intensitet.
Me një vlerë prej 2.3 milionë euro, ky projekt synon të transformojë qendrën e qytetit, duke e bërë atë një hapësirë moderne dhe funksionale për qytetarët.
Punimet për sheshin nisën në gusht të vitit 2024 dhe aktualisht janë në proces, megjithëse ende nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e tyre, raporton Telegrafi.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë vijimin e punimeve, ndërsa qytetarët presin me padurim ndryshimet që do të sjellë ky investim në zemrën e Pejës./Telegrafi/