Site icon Telegrafi

Projektet në Obiliq, kryetari Gashi pret në takim një delegacion nga Zvicra

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka pritur në takim delegacionin zviceran të Komitetit Këshilldhënës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, i cili u shoqërua nga Beate Elsasser, Saranda Cana dhe Sarah Jaquiery nga Ambasada Zvicerane në Kosovë, Ertan Munoglu dhe Shpend Emini nga projekti DEMOS.

Përfaqësuesit e Delegacionit Zviceran nga Komiteti Këshilldhënës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar i njoftova për realizimin e projekteve në komunën e Obiliqit në të gjitha sferat, me theks të veçantë në projektin e kogjenerimit, theksova vazhdimësinë e përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të krijuar një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Qëllimi i këtij takimi ishte që Komiteti Këshilldhënës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të informohej për komunën e Obiliqit, arritjet kryesore, sfidat dhe rëndësinë e Grantit të Performancës Komunale si dhe mbështetjen e projektit DEMOS”, thuhet në njoftim e bërë për media nga Komuna e Obiliqit./Telegrafi/

 

Exit mobile version