Studimi i realizuar nga hulumtuesit e organizatës RAND ka zgjatur afër katër vite, ndërsa është ardhur në përfundim se filmat erotikë dhe programet e ndryshme televizive të cilat kanë për bazë jetën seksuale kanë ndikim të madh te sjelljet e të rinjve, në veçanti te sjelljet seksuale të tyre.
Në këtë mënyrë, televizori konsiderohet si mjeti me ndikim të madh për shtatzënitë e hershme t cilat janë shumë të shpeshta edhe në shtetet më të zhvilluara euro-perëndimore si edhe ën SHBA. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës afër 20% e femrave shtatzëna janë ndërmjet moshave 16-19 vjeçare.
Studimi trevjeçar është bazuar në përcjelljen e të rinjve dhe shprehive të tyre në mënyrën e akumulimit të informatave nga programet televizive, duke i kushtuar rëndësi të veçantë atyre të rinjve të cilët përcillnin programet ku përfshiheshin marrëdhëniet seksuale.
Rezultatet treguan se gjatë kësaj periudhe kohore afër 12% e participantëve në studim të cilat ndiqnin programet seksuale televizive kishin mbetur shtatzëna para moshës 17 vjeçare. /Telegrafi/