Një hulumtim i botuar në revistën “Pediatrics” ka treguar se tinejxherët të cilët u ekspozohen së tepërmi skenave me puthje, flirtim dhe seks, si edhe diskutimeve për seksin, janë dy herë më shumë të prirë që të mbesin shtatzëna (vajzat) ose të shkaktojnë shtatzëni (djemtë).
Këtë ndikim autorët e studimit e shpjegojnë me faktin se programet e ndryshme televizive ku përfshihet seksi, në të shumtën e rasteve nuk i tregojnë pasoja që bart seksi.