Telegrafi

Alvin Karaqi, karateisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në ‘Minsk 2019’

Alvin Karaqi është karateisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’.

Ai ka lindur më 7 mars 1993 në Koln të Gjermanisë, ndërsa garon në kategorinë -84 kg.

Sportisti jonë është pjesë e klubit Ippon nga Prishtina, ndërsa trajnohet nga Shqipe Zogiani.

Lexo po ashtu Publikohet lista e sportistëve të Kosovës për Lojërat Evropiane Minsk 2019

Të arriturat:
Nënkampion evropian U-21 (2014)
Vendi i katërt në Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’
Vendi i pestë në Kampionatin Evropian ‘Stambolli 2015’
Medalja e bronztë në Kampionatin Mesdhetar ‘Bari 2014’

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë më herët publike listën prej 12 sportistëve të Kosovës, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’ që mbahen në periudhën 21-30 qershor 2019 në kryeqytetin e Bjellorusisë. /Telegrafi/