Poezi nga: Mikhail Lermontov
Përktheu. Maksim Rakipaj
Qysh kur me hir të Perëndisë
Dhunti prej profeti fitova,
Kudo ndër syt’e njerëzisë,
Vese dhe ligësi lexova.
Nisa të përhap dashuri,
Të vërtetat e gjithë botës:
Të parët t’afërmit e mi
M’u vërvitën me gurë kokës.
Por fshehtaz, llangosur me baltë,
Ia mbatha nga fshat’ e qytete,
Në shkretëtirë mbeta gjallë,
Jetova me Zoti ç’më jepte;
Besëlidhjen e lashtë e mbronin,
Bindje gjeta prej çdo gjallese;
Dhe yjet nga lart më dëgjonin,
Me gëzim nisnin rreze shprese.
Mes qytetit shpesh më qëllon,
Kur hijesh nxitoj për të ikur,
Ca pleq fëmijëve t’u thonë
Me tallje duke u ckërmitur:
“Ja: hapni sytë dhe mësoni!
Krenar qe, shumë lart e vriste:
Le që donte dhe ta besonim,
Zoti, me gojën e tij fliste!
Pa shihni! -thonë duke qeshur:
I shkreti, për t’i qarë hallin!
Copë – copë, me zhele veshur,
Shihni si të gjithë e tallin!”
____________