Site icon Telegrafi

Profesionist në flirt: Çfarë duhet të dini kur flisni me një femër

Të flasësh me femra mund të jetë paksa e frikshme nëse nuk jeni mësuar ta bëni këtë.

Gjatë bisedës me një femër, është e rëndësishme të jeni të respektueshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nëse dëshironi të lini shumë përshtypje të mirë dhe të flirtoni si profesionist, atëherë duhet t’i dini disa truqe të cilat i rekomandojnë ekspertët e kësaj çështje.

1: Gjithmonë tregohuni të sinqertë

Femrat dhe njerëzit në përgjithësi e kuptojnë nëse dikush nuk po e tregon të vërtetën.

Ju nuk do t’ia bëni vetes asnjë favor nëse gënjeni. Prandaj është shumë e rëndësishme të tregoheni të sinqertë sepse një lidhje e krijuar dhe ndërtuar nga gënjeshtrat, padyshim se nuk zgjat shumë.

2: Tregohuni të interesuar në të

Një komunikues i mirë gjithmonë bën biseda të dyanshme.

Me këtë themi se nuk duhet të flisni vetëm ju apo të flet vetëm ajo.

Është e rëndësishme që vazhdimisht të interesoheni në të duke e pyetur për gjëra rreth saj, por normalisht duke diskutuar tema interesante.

Pyete se me çfarë merret, çfarë i pëlqen – e mos e pyetni se sa para i fiton.

Nëse biseda duket si e njëanshme, gjithmonë mundohuni ta shndërroni në dialog mes dy personave.

3: Silluni mirë, por mos e teproni

Është e rëndësishme t’i jepni dikujt komplimente, por nëse e teproni, kjo do t’ju bëj vetëm dëme.

Komplimentet për pamjen fizike apo për gardërobën gjithmonë janë të mirëpritura, por nuk duhet të jenë të menjëhershme.

Sidoqoftë, ekspertët rekomandojnë që komplimente të jepni vetëm në rastet kur jeni të sigurt se keni një raport të mirë.

4: Mundohuni ta mbani kontaktin me sy

Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm kur jeni duke folur me dikë sepse është mënyrë për ta shfaqur vetëbesimin dhe për të ndërtuar një lidhje mes juve dyve.

Mos ia ngulitni sytë femrës në gjoksin apo gojën e saj – madje as në pijen e saj.

Shikojeni atë në sy dhe shfaquni të interesuar tërë kohën.

Kjo do t’ju ndihmojë ta bëni një lidhje të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version