Site icon Telegrafi

Produktet e qumështit nuk ndikojnë te kanceri i zorrës së trashë

Qumështi dhe produktet e qumështit në mesatare sigurojnë rreth katër për qind të konsumimit të përditshëm të energjisë, te masa e përgjithshme, derisa te disa vende edhe 10 për qind.

Përveç kësaj sasie të rritur të kalorive, qumështi dhe produktet e qumështit më herët janë paralajmëruar se mund të përmbajnë disa substanca të cilat shtojnë rrezikun për prekje nga sëmundjet e caktuara.

Për shkak se përmbajnë acide të ngopura yndyrore dhe kolesterol, qumështi përmendet si faktor rreziku për arteriosklerozë dhe sëmundjen koronare të zemrës. Por për të shmangur këtë efekt, mjafton që të zgjidhni produkte me përmbajtje të ulët të yndyrës.

Ndërkohë, disa studime të realizuara kohë më parë kanë hedhur poshtë mundësinë që qumështi dhe produktet e tij të rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri i kolonit.

Qumështi duhet të jetë pjesë e dietës tuaj pasi ai është i pasur me kalcium (që mbron nga hipertensioni dhe osteoporoza), acid linolenik (që ul nivelin e kolesterolit dhe vepron si antioksidues), vitaminë B6 dhe vitaminë B12 të cilat ulin nivelin e homocisteinës. /Mjeku.Net/ Telegrafi/
 

Exit mobile version